‘Kur të vjen vëllai nga jashtë shtetit dhe të sjell dhuratë’ Edi Rama befason Erion Braçen me ‘peshqeshin’!

Fotoja më e përfolur e ditëve të fundit në media ka qenë padyshim ajo e kryeministrit Rama me yllin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

E teksa harroi hallet e shqiptarëve një tjetër ditë më shumë në kalendar, Rama ia arriti edhe të merrte fanellën e firmosur nga lojtari më i ri i kampionëve të Italisë.

Por me sa duket nuk është kthyer duarbosh dhe ka menduar t’i bëjë qejfin edhe Erion Braçes meqenëse nuk i besoi asnjë post ministror në qeverinë Rama 2.

Si një fëmijë i entuziazmuar, ai ka postuar në Instagram fanellën e sjellë me porosi nga “vëllai i madh”, shkruan Joq.