Familja e Hayden kërkon 6 milionë euro dëmshpërblim për vdekjen e tij
Vetëm një vit pasi piloti amerikan i Hondës, Nicky Hayden humbi jetën aksidentalisht në qytetin italian të Riminit, familja e tij është përgatitur për një betejë të gjatë ligjore.
Piloti ishte duke kaluar një kryqëzim me biçikletë, teksa u përplas nga një makinë Peugeot dhe mbeti i pajetë, ndërsa tashmë familja ka dërguar një letër te avokatët e shoferit, për t’i kërkuar 6 milionë euro dëmshpërblim.
Beteja ligjore mes palëve pritet të jetë e gjatë, pasi shoferi italian ishte duke udhëtuar me 26 km/orë më tepër sesa lejohej, ndërsa piloti amerikan kaloi me semafor të kuq në kryqëzim.