'A t'ka ra najher me marrë n'gojë najgjo?', Dafina Zeqiri habitet nga pyetja e gazetarit

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dafina Zeqiri është një nga artistet më të ndjekura dhe më të famshme të momentit për publikun shqiptar.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një emision, por ka ngelur komplet e shtangur nga një prej pyetjeve që gazetari i ka drejtuar asaj.

“A t'ka ra najher me marrë n'gojë najkon”, e ka pyetur moderatori Dafinën, ndërsa ajo shihet mjaft e habitur nga pyetja, duke e treguar dukshëm me mimikat e fytyrës se është shokuar nga ajo se çfarë po e pyeste gazetari. 

Duke parë reagimin e Dafinës ndaj kësaj pyetje, moderatori e ka sqaruar atë se po e pyet nëse dikush e ka marrë nëpër gojë, domethënë që ka bërë thashetheme për këngëtaren, duke sqaruar keqkuptimin e dukshëm që lindi nga kjo pyetje.