Vetëhelmoet me fostoksinë 26-vjeçari në Durrës

Një tjetër rast dhënie fund jetës, është regjistruar në Durrës. Sipas Policisë Vendore, mësohet se është vetëhelmuar me fostoksinë, Y. M., 26 vjeç, i cili vdiq në spital.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 26. 08. 2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi Y. M., vjeç 26, i cili rreth orës 09:00, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.