Reali më i dobët pas largimit të Ronaldos? Ja si përgjigjet Pique

Gerard Pique ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Mbrojtësi i kombëtares spanjolle gjatë një interviste është pyetur nëse Real Madrid është dobësuar me largimin e Ronaldos.

Pique është përgjigjur duke thënë se tani ‘Los Blancos’ do të fokusojë më shumë lojën tek ekipi se sa të individët.

“Ata kanë startuar me dy fitore dhe kanë luajtur mirë, e njohim Julen nga ekipi kombëtar, dhe për momentin ka arritur atë që është pritur”, ka deklaruar Pique.

“Mendoj se Madridi tani do të fokusohet më shumë tek loja e ekipit sesa tek individët”.

5 herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Real Madrid për t’iu bashkuar skuadrës së Juventusit.