Blerja e bujshme e Milan, drejt Francës?

Merkatoja në Serinë A është mbyllur por vetëm për afrimet, pasi ka ende lojtarë që presin oferta nga klube franceze, spanjolle apo gjermane, ku tregu i futbollistëve është i hapur deri më 31 Gusht.

Kështu gjatë paradites së sotme, drejtuesit e Milanit kanë pritur mbrojtësin zviceran Rodriguez, bashkë me menaxherin e tij dhe kanë folur për më tepër se dy orë.

Ende nuk ka dalë asnjë deklaratë zyrtare nga palët, por mediat italiane raportojnë se po negociohet shitja e mbrojtësit të majtë te PSG-ja, që ka ofruar plot 30 milionë euro për kartonin e tij.

Natyrisht që kjo shifër do të bënte të lumtur drejtuesit e kuqezinjve, që kanë afruar tashmë Laxalt në atë rol dhe presin që të rikuperohet edhe Conti, për të qenë të kompletuar.

Gjithsesi në orën në vijim dhe deri mbrëmjen e 31 Gushtit, pritet të këtë zhvillime në këtë pistë, pasi për Rodriguez ka shfaqur interes edhe Borussia e Dortmundit, por vetë lojtari nuk e ka me qejf një rikthim në Gjermani.