Komisionieri Hahn dhe Edi Rama nxjerrin kokën dhe kërcënojnë: Nëse nuk zbatohet plani Vuçiç-Thaçi ...

Meqenëse gjatë fjalimeve në panel debati i nxehtë për ndarjen e Kosovës nuk u artikulua nga asnjë prej pjesëmarrësve, kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, janë pyetur nga gazetarët pas samitit informal në Durrës në lidhje me ndryshimin e kufijve.

Në deklaratën e tij të shkurtër Hahn ka kërcënuar, se nuk do të pranohet asnjë vend në BE nëse ka probleme duke lënë kështu për të kuptuar se edhe ai është pas planit Vuçiç-Thaçi.

“Nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe. Çdo lloj marrëveshje dy palëshe nuk duhet të ndikojë stabilitetin e rajonit, cilido që të jetë objektivi përfundimtar”- tha Hahn.

Nga ana tjetër Edi Rama në vijim të qëndrimit të tij prej “memeci” për këtë çështje refuzoi që të japë një përgjigje të tijën, por nuk harroi të theksonte, se është dakord me ato që tha Hah.

Duket se ashtu siç është përfolur Rama dhe Hahn janë pjesë e planit misterioz për ndarjen e Kosovës. Ky i fundit ishte pjesëtar dhe organizator edhe i forumit të Austrisë që u mbyll ditën e djeshme pikërisht për këtë çështje, ku Vuçiç dhe Thaçi zyrtarizuan planin e tyre.