Komisionieri Hahn zbulon se çfarë i pëlqen në Shqipëri: Jam i impresionuar nga femrat që ...

Komisionieri për Zgjerim, Johannes Hahn, prej kohësh është kthyer në një “memec shembullor” për atë çfarë ndodh në realitet në vendin tonë. Si njeriu përgjegjës përpara BE-së për detyrat e shtëpisë që ka Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar, Hahn, asnjëherë nuk e ka artikuluar këtë problematikë që pengon faktikisht, hapjen e negociatave për vendin tonë.

Por në të kundërt, ai është mjaftë aktiv dhe është shfaqur si një “kumbarë” në tre çështje shumë të nxehta për kombin shqiptarë, siç janë ato për kufijtë detarë mes vendit tonë dhe Greqisë, shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës dhe projektit të errët, “Jugosllavia e Re, plus Shqipëri”.

Edhe gjatë takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor ditën e sotme në Durrës Hahn “harroi” sërish që të artikulojë nivelin rekord të krimit dhe korrupsionit në dy shtet shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri. Madje ai në fjalën e tij në hapje të takimit të Durrësit ka habitur kur ka deklaruar, se ajo çfarë e impresionon më shumë në Shqipëri janë femrat që punojnë në media…

“Jam i impresionuar nga fakti që në Shqipëri, bota e mediave dominohet nga zonjat”, ka thënë komisionieri Hahn mes të tjerave në fjalën e tij, në takimin e Durrësit.