", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO / Bonucci u kërkon ndjesë tifozëve të Juventus…

Mes Leonardo Bonucci dhe Juventus historia e dashurisë duket se ka nisur nga e para. Pas diskutimeve të mëdha për rikthimin e tij në shtëpi, pasi u largua një sezon për të qenë kapiten i Milan, kishte nga ata në “Juventus Stadium” që nuk e donin qendërmbrojtësin.

Edhe në ndeshjen ndaj Lazio, në momentin që spikeri po jepte formacionet, pati disa vërshëllima dhe sharje kur u dëgjua emri i Bonucci, por në fund të ndeshjes së fituar 2-0, numri 19 ka shkuar poshtë “Curva Sud” dhe ka kërkuar ndjesë.

Duar të bashkuara dhe kokën e ulur, simbol i dikujt që kërkon ndjesë. Ky veprim vuri “paqen” dhe u prit me duartrokitje nga të gjithë.