Të martën, shira dhe erë në bregdet

Sot pasdite priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe lokalisht do të jenë deri mesatare në qarqet Berat dhe Vlorë.

Në qarkun e Korçës reshjet do të jenë mesatare dhe lokalisht do të arrijnë deri intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata

Të martën, mundësitë për reshje lokale dhe të dobëta janë shumë të vogla.

Të martën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 30 °C
në vendet e ulëta: 18 / 32 °C
në vendet malore: 12 / 27 °C

Era sot dhe nesër do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.