LDK paralajmëron Hashim Thaçin: Territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar

Lidhja Demokratike e Kosovës në një deklaratë për media ka thënë se kjo parti nuk do të lejojë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq të bëjnë pazare me territorin e Kosovës.

LDK thekson se Kosova është një dhe e pandashme.

Sipas LDK-së, territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar dhe presidenti Thaçi duhet të ndalet.

“Presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për veprimet të tilla. Negociatat për territorin e Kosovës janë kundër kushtetuese dhe kushdo që hynë në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike. Ne të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Presidenti i vendit”, thuhet në deklaratën për media.

Sipas LDK-së, kjo parti do të refuzojë çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit dhe pa pajtueshmëri të gjerë të forcave relevante politike dhe të qytetarëve.

Ndërkohë pak më parë në një ragaim të tijin edhe  edhe Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ia ka bërë thirrje kryesisë se LDK që të ftojnë sa më parë në takim partitë opozitare e t’i ndalim aventurat e rrezikshme të Thaçit!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për idenë e Hashim Thaçit që duhet të ketë korrigjim të kufijve për marrëveshjen me Serbinë.

Avdyli i ka bërë thirrje Kryesisë dhe kryetarit të partisë së tij që sa më parë t’a ftojnë edhe opozitën e t’i ndalin siç thotë ai aventuarat e rrezikshme të Thaçit.

“Hashim Thaçi e ka fituar këtë pozitë që t’i udhëheq negociatat në mënyrë jo legjitime të pa autorizuar dhe në këtë drejtim edhe dje përmes Facebook kam bërë një apel dhe sot për Gazetës së juaj u bëjë apel të gjithë liderëve të partive opozitare që të ulen të bashkohen t’i bashkërendojnë hapat e mëtutjeshëm për pengimin e aventurave të rrezikshme të këtij njeriu i cili po luan me territorin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij LDK duhet të ftojë edhe deputet të cilët ia donë të mirën vendit në takim.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli

“Në këtë drejtim LDK e ka përgjegjësinë kryesore ndoshta si partia më e madhe opozitare që të organizoj dhe unë pres nga kryesia e LDK dhe kryetari që ta marrin me seriozitet këtë çështje t’I ftojmë edhe partitë e tjera opozitare, por në të njëjtën kohë t’i ftojnë edhe partitë apo deputetët e partive në pushtet të cilët ia donë të mirën Kosovës”, ka thënë ai për Gazeta Blic.

Ai ka thënë se pasi të ndalet Thaçi duhet të rrëzohet Qeveria dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të reja.

“Përmes kësaj ta ndalin Hashim Thaçin e pastaj ta rrëzojnë këtë Qeveri e cila në heshtje është duke e përkrahur Hashim Thaçin dhe e cila e ka delguar këtë person, pas kësaj të shkohet në zgjedhje të lira dhe ta fillojmë punën me njerëz kredibil të cilët nuk e vendosin fatin e tyre përpara Kosovës”, u shpreh Avdyli.

Deputeti i LDK-së ka akuzuar Haradinajn i cili sipas tij në heshtje po e përkrahë idenë e Hashim Thaçit për ndarje të Kosovës.

“Aventurat e Thaçit dhe e tezgës së pazarit me territorin e Kosovës është një ndërmarrje shumë e rrezikshme ndoshta më e rrezikshmja që nga shpallja e pavarësisë. Ky njeri I cili e ka përvetësuar këtë pozitë falë një kryeministri pa forcë politike siç është Ramush Haradinaj”, tha ai.

Sipas tij politikanët të cilët po e quajn vetën komandant janë duke luajtur me territorin e Kosovës.

“Ne duhet të lëmë anash egot tona kur vjen në pyetje interesi i Kosovës. Sot të ashtuquajturit komandantë të luftës kanë marrë fatin e këtij vendi dhe me të cilin po luajnë për lirë të këtij vendi I cili është fituar me gjak të të mijëra njerëzve në 200 vitet e fundit dhe sot ne sa më shpejt të ulemi dhe ta bëjmë një strategji se si duhet të ndalet ky njeri dhe të gjithë përkrahësit e tij nga cilado qoftë parti qofshin”, ka thënë ai.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohje reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.

Sipas tij nuk ka ndarje as shkëmbim territoresh por vetëm korrigjim të kufijve.

Theksojmë se partitë opozitare po e kundërshtojnë ashpër idenë e Thaçit për çështjen e territorit.