Nëna i kalon një operacion të veshtirë, mesazhi i Haradinajt: Ajo ka një fuqi të jashtëzkonshme

Njeriu i dashur i kryeministrit të Kosovës ka kaluar një situatë shendetësore të vështirë por pas një operacioni në sanatoriumin e Tiranës ajo është më mirë.
Në një mesazh në faqen e tij në facebook kreu i qëverisë shkruan se, “Nana Rukë bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi”.

Ja shenimi i tij i plotë në Facebook:

Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Nana Rukë bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!
RH