Kartat e hapura të Vuçiç, për Kosovën: Ose nën Serbinë, ose të marrim territor, ose luftë...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është treguar më i ndershëm se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, në forumin 3 ditor në  qytetin e vogël, Alpbach, në Austri, i mbajtur nën kujdesin e  komisionerit për Zgjerim në Ballkanit Perëndimor, Johannes Hahn, presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe atij tëi Sllovenisë, Borut Pahor.

Ndërkohë që në fjalën e tij Thaçi është treguar sërish “as mish as peshk” duke folur me terma të përgjithshme për ndarjen e territoreve mes dy vendeve, Vuçiç është treguar më i drejtpërdrejtë duke hedhur më shumë dritë, për atë që është planifikuar. Sipas presidentit të Serbisë shteti i tij nuk do ta njohë kurrë Kosovën, nëse nuk përfiton territore.

“Unë e kam thënë disa herë se kemi dy forma zgjidhjesh, para është që Kosova të jetë një shteti i pavarur, e mbështetur nga shumë vende të BE-së dhe tjetra është që, Kosova të jetë nën Serbi, e mbështetur jo vetëm nga Serbia por e mbështetur nga e tërë bota, përfshi edhe Indinë. Për këtë arsye na duhet kjo zgjidhje. E cila nuk është unilaterale, por është e dhimbshme për të dyja vendet. Nëse jo, unë po pyes se mund të humbasim çdo gjë, cila është zgjidhja juaj për të bërë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës pa marrë asgjë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nuk ndodhi këto 10 vite dhe nuk ka për të ndodhur as pas 100 vjetësh. Nëse njerëzit mendojnë se konflikti i ngrirë mund të zgjasë përgjithmonë, dikush një ditë do ta shkrijë këtë konflikt dhe më pas, ne do të kemi luftë dhe asnjë nga ne nuk do luftë. Për këtë arsye ne po kërkojmë mbështetjen tuaj. Kjo është arsyeja që ne mendojmë se paqja, stabiliteti dhe qetësia, janë shumë të rëndësishme. Ne besojmë tek Bashkimi Evropian, sepse e filluam këtë proces me ju dhe do ta përfundojmë me ju. Kjo thotë shumë për ne sepse shpjegon pozicion tonë”, ka thënë mes të tjerave Vuçic në fjalën e tij në forumin e Alpbach.