VIDEO/ Mbërrijnë në Durrës, liderët e Ballkanit perëndimor, në 12:30 konferenca e shtypit

Kryeministrat e rajonit dhe delegacionet respektive mbërritën të hënën në Durrës, ku do të zhvillohet takimi informal me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.

Në këtë takim është i pranishëm gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Delegacionet mbërritën në Durrës rreth orës 09.40, ku u pritën nga Kryeministri Edi Rama.

Pas fotos familjare nis sesioni i Samitit, ndërsa në orën 12.15 pritet konferenca e përbashkët për shtyp, njofton Atsh. Disa nga temat e diskutimit në këtë takim do të jenë vizioni i përbashkët mbi strategjinë e integrimit europian; zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale 1; marrëveshja roaming; si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.