Aktorja e ‘Fate të kryqëzuara’ tregon ngjarjen e pakëndshme e cila i rrezikoi karrierën

Mine Tugay është aktorja e dashur turke, e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur në rolin e ‘Asuman’ në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Së fundmi mendohet se karriera e saj nuk është duke ecur mirë dhe shkak për këtë është bërë seriali i cili e mbajti të lidhur për rreth një vit.

Në një intervistë aktorja ka treguar se u angazhua rreth një vit në realizimin e serialit “Medcezir” dhe ajo që mori në fund ishte shumë e papritur. Regjisorët e larguan nga roli pa e informuar më parë.

Mine tha se kjo ishte komplet kundër dëshirës së saj por respektoi pa bërë zhurmë vendimin e stafit. Këtë ngjarje të pakëndshme, ‘Asuman’ e tregoi 5 vite pas ngjarjes.