Tri ‘nyje’ dhe dy siguri, ja formacioni i Inter ndaj Torinos

Interi do kërkojë sot kundër Torinos (ora 20:30), të hyjë sërish në binarët e duhur të Serisë A, pas humbjes 1-0 në debutim kundër Sasuolos.

Luçiano Spaleti, për formacionin, ka shumë dyshime: balotazh D’Ambrozio-Vraliko, Keita-Politano dhe De Vraj-Miranda. Por, dhe dy siguri: në qendër të mbrojtjes rikthehet Milan Shkrinjar, ndërsa korsia e majtë e prapavijës do i besohet Azamoahs. Naingolan në stol.