VIDEO/ Ronaldo tentoi ta shënojë golin e parë për Juventusin me dorë

Cristiano Ronaldo ende është duke e pritur golin e tij të parë me Juventusin.

Portugezi nuk arriti të shënojë gol në ndeshjet kundër Chievos dhe Lazios edhe pse kishte disa tentative për në portën e kundërshtarëve mirëpo pa sukses.

Dje në ndeshjen kundër Lazios, të cilën e fitoi Juventusi me rezultat të pastër 2-0, Cristiano Ronaldo gjatë pjesës së parë ka tentuar që të shënoj me dorë.

Pas një harkimi të Bernardeschit, Ronaldo në fakt e preki topin me dorë por nuk u vërejt nga gjyqtari.

Kundërshtar i radhës për Juventusi është Parma, ku përsëri ish-lojtari i Real Madridit do të mundohet ta gjejë golin e parë me “Zonjën e Vjetër”.