Krimet e Rënda nisin verifikimin e pasurisë së Edmond Begos, mikut të Ballës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego, i dënuar për trafik droge në Itali dhe arrestuar së fundmi në Greqi, sipas burimeve mediatike.

Partia Demokratike prej mëse dy javësh ka denoncuar me dokumente, faktin se trafikanti biznesmen Edmond Bego ka përfituar fonde prej miliona eurosh nga Buxheti i Shtetit në një kohë kur firma e tij ishte në proces falimenti dhe automatikisht duhej të skualifikohej nga çdo pjesëmarrje në tendera publikë për shkak të dënimit në Itali për trafik droge.

Jo më larg se dje, PD-ja ka publikuar faktet e reja, përfimin e miliona eurove vetëm nga OST dhe OSHEE për sistemin energjitik brenda 7 muajve të fundit. Sipas PD-së, Bego ka mbështetje të fortë politike nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili ka pohuar se ka miqësi familjare me Begon.  

DEKLARATA ME E FUNDIT E PARTISE DEMOKRATIKE

Luçiano Boçi: "Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritetet greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai i shndërrua në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën. 

Por qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë me harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik. 

Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike. 

Prokuroria hesht, pavarësisht se Partia Demokratike ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit për t’i dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra i Taulant Ballës. 

Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik parashikon qartë përjashtimin nga një punë me para publike të  çdo ofertuesi, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale. 

Prokuroria hesht si shërbëtore besnike e krimit me pushtet, pavarësisht se miku familjar i Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge, ka përfituar pasuri nga disa punë publike në kundërshtim me ligjin, duke nisur me 10 milionë euro nga rruga e re Tiranë-Elbasan.

Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, nën mburojën politike të Taulant Ballës dhe më shkelje të plotë të ligjit të prokurimt publik, që skualifikon automatikisht të dënuarit, pjesë e organizitave kriminale, trafikanti i drogës ka përfituar:

• 641 milionë lekë nga OST për mirëmbajtje rrjeti

• 1 miliard lekë sërish nga OST për nënstacionin Librazhd

• 3 miliardë lekë nga OSHEE për disa kabina elektrike

Dhe, pavarësisht faktit që i ka përfituar 10 milionë ruro dhe 6.4 miliardë lekë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, që skualifikon të dënuarit, anëtarë të organizatave kriminale, si miku i Taulant Ballës, prokuroria hesht! 

Heshtja e organit të prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është  nën diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend."