Zbulohet misteri! Ja pse Ronaldo nuk shënoi as sot

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ende nuk e ka shënuar golin e parë në Serie A. Ronaldo, edhe pse pati një rast të pastër sot përballë Strakoshës, nuk arriti të shënojë, edhe pse me portën e boshatisur.

Por pas sfidës, u zbulua dhe misteri se pse Ronaldo nuk shënoi dot? Arsyeja është fare e thjeshtë, ai ka takuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, i cili ishte i pranishëm sot në stadium. Tashmë dihet që Rama u sjell ters skuadrave për të cilat ai bën tifo, këtë herë radhën e ka patur Ronaldo. Ka qenë vetë Rama ai që ka publikuar foton me Ronaldon.