Partizani merr 3 pikëshin e parë, ‘perla’ e Telushit mposht Kamzën

Partizani mposhti Kamzën në takimin e vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Skuadra kryeqytetase mori fitoren e parë për këtë sezon pasi mposhti me rezultatin 1-0 Kamzën.

Mjaftoi supergol i Bruno Telushit nga goditja e dënimit për t’i dhënë fitore e rëndësishme të kuqve.

Kujtojmë që në fundin e pjesës së parë ishte Sabino Plaku i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë pasi gjuajtja e tij u ndal nga Alban Hoxha.

Në pjesën e dytë, të kuqtë patën 2 shanse të pastra me Prognin, por në të dyja herët Avdyli ka bërë shpëtimtarin.