FOTO/ Deputeti shqiptar në audiencë private me Papa Franceskun

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , Anton Quni përmes një postimi në Facebook, ka publikuar foto nga takimi në Audiencë Private Papa Françeskun.

Ndërkohë që në Kosovë vazhdon debati për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së dhe idesë së Thaçit për për “korrigjim kufijsh”, udhëheqësi i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Anton Quni nuk ka folur rreth këtyre temave. Madje, ai ka shfrytëzuar këtë kohë që të takohet edhe me Papa Françeskun.

Postimi i plotë:

Çdo takim, bisedë dhe shtrëngim dore me Papa Françeskun, është rikonfirmim dhe motivim shtesë i vazhdimit të lutjeve dhe punës për paqe dhe dashuri.

Momente nga takimi në Audiencë Private me Shenjtërinë e Tij Papa Françesku

22.08.2018
Vatikan