Nxënësit me paaftësi i vjedhin kompjuterin, Verrati i kthen buzëqeshjen

Marco Verratti i ka kthyer buzëqeshjen një fëmije të paaftë fizikisht të cilit i kishin vjedhur kompjuterin. Shkolla Giordani në Bolonja, dy herë brenda 24 orëve, ishte bërë prè e hajdutëve, të cilët në xhiron e dytë morën me vete edhe kompjuterin me programin special që i mundësonte Andreas, nxënësit me paaftësi të theksuar fizike, të komunikojë me shokët dhe mësuesit. Babai i fëmijës, Gianluca Dall'Osso, u bëri thirrje hajdutëve të kthenin kompjuterin, tepër i rëndësishëm për të birin.

Thirrjes së tij nuk iu përgjigjën keqbërësit, por ajo ra në veshin e Verrattit i cili u pëgjigj menjëherë.

Mesfushori i Paris SG porositi menjëherë të besuarin e tij, Patrizio Leoni, të kalonte menjëherë 10 mijë euro në llogarinë e shkollës, shifër më e lartë se vlera e sendeve të vjedhura, me synim pajisjen e Andreas me një kompjuter të ri. Lojtari e mbajti të fshehtë gjestin, por megjithatë ai u bë i njohur nga të gjithë dhe prindërit e fëmijës nuk do ta harrojnë kurrë. "E falënderova dhe kur të ketë mundësi do të takohet me Andrean”, thotë Gianluca Dall’Osso. “Do të ishte nder për ne”.