Allegri i përmend Ronaldos stolin e rezervave...

Këtë e ka bërë edhe Zinedine Zidane në vitin e kaluar në Real Madrid, po ashtu edhe Massimiliano Allegri planifikon që ta pushojë Ronaldon gjatë sezonit.

Cristiano Ronaldo erdhi nga Real Madridi në Juventus gjatë kësaj vere për 117 milion euro.

“Cristiano Ronaldo në disa ndeshje do të ketë nevojë për energji dhe kështu do të mbetet në stol, ashtu si bëri te Reali në vitin e kaluar”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lazion që zhvillohet sot prej orës 18:00.

“Tani për tani do të luaj, pastaj do të shohim varësisht prej momentit”.

“Në këto moment ekziston një entuziazëm i madh në futbollin italian falë Cristiano Ronaldos, por ne duhet të jemi të fokusuar dhe ta respektojmë kundërshtarin, sepse ajo që vlen janë tre pikët”.

“Cristiano dhe Dybala do t’i ekzekutojnë penalltitë në këtë stinor, por problemi është se kush do t’i marrë përsipër gjuajtjet e lira”.