'Shqipëria e para për kokainën, për kapjen e drejtësisë dhe për Kryeministrin e çmendur'

Shqipëria është e para për kokainën. “The Economist” e thotë qartë. Kryeministri nuk mërzitet për këtë, bile gëzon shumë se kokainën që u shet ai përdorin shqiptarët. Prandaj nuk e konteston artikullin.

Shqipëria është e para edhe për kapjen e drejtësisë, fillim e mbarim nga kryeministri, dhe Washington Times dhe jo vetëm ajo e thonë shqeto. Këtë e konteston kryeministri, se këtu ka hallin e madh se e di mirë që drejtësia vonon, por nuk harron...dhe nuk do të harrojë çfarëdo që të bëjë ai.

Shqipëria është e para edhe për pasjen e një kryeministri të çmendur. I çmendur, se i duket sikur udhëheq botën, i çmendur se tallet me urinë e shqiptarëve, i çmendur se qesh kur i thonë që 60% e të rinjve duan të largohen nga ky vend, i çmendur kur zgërdhihet se 53% e shqiptarëve duan të ikin, i çmendur se duartroket kur kriminelët rrëmbejnë paratë publike dhe zaptojnë zyrat e shtetit, i çmendur se është gati të shesë edhe Shqipërinë, edhe Kosovën.