Nuk i ndalen telashet Maradonës, e denoncon....

Vazhdimisht ka telashe ish futbollisti i madh me famë botërore. Diego Armando Maradona është denoncuar nga ish gruaja e tij,  Claudia Villafane, e cila kërkon kompensim prej 1.5 milionë dollarë.

"E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe ka denigruar si grua" tha Fernando Burlando, avokati i ish bashkëshortes së Maradonës.

"Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese" është shprehur ish-bashkëshortja e tij shkruan e përditshmja, La Nacion.

Çifti u nda në 1998, dhe raportet u përkeqësuan kur Maradona pa në foto ish bashkëshorten e tij me të dashurin dhe nipin e vogël, Benjamin Aguero, djalin e Gianinna Maradona dhe të futbollistit Sergio Agüero.

Prej atëherë nisi një luftë pa fund në Argjentinë dhe në SHBA.

Maradona ka akuzuar Villafane se ka përvetësuar një pjesë të pronës së saj.