Priten shira sot në pjesën më madhe të vendit

E shtunë, dat 25 gusht: moti  do të jetë me alternime kthjellimesh dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.  Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugerëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës  2 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/30°C 
Zonat e  ulëta           20/33°C
Zonat  bregdetare    20/32°C