13 vite eksperiencë, çmime ndërkombëtare dhe dhurata për klientët, ja si arriti majat kompania më e madhe shqiptare e modës

Blerësi shqiptar prej disa kohësh ka filluar të ndryshojë mënyrën sesi ai i mendon dhe i planifikon blerjet. Është bërë më i vëmendshëm dhe tani kërkon cilësinë, diveristetin, trendin që do e diferencojë nga të tjerët, kërkon të prezantohet denjësisht meveshje markash të njohura dhe kërkon të jetë i njëjtë me gjithçkaqë blerësitevropianë gjejnë në vendet e tyre, por synon edhe që blerjet t’i realizojë me çmime të përshtatura sipas tregut tonë.

Të gjitha këto mund t’jua sigurojnë vetëm dyqanet dhe markat që menaxhon Fashion Group Albania.

Fashion Group Albania (FGA), një kompanilider në sektorin e modës në tregun shqiptar, e nisi aktivitetin e saj në vitin 2005, kur hapi dyqanet e saj në të vetmen qendër tregtare të asaj kohe në Shqipëri, në QTU.

Pas 13 vjetësh, biznesi i kësaj kompanie është rritur dhe ajo e zhvillon tashmëaktivitetin me plot 10 markaprestigjioze ndërkombëtare në 18 dyqane, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në2 qendrat tregtare më të mëdha në vend, në TEG dhe QTU, si dhe  në qendrat e qyteteve të Tiranës dhe të Shkodërs.

10 marka dhe 150 punonjës, ja pse duhet t’i besoni FGA

Fashion Group Albania ka në strukturat e saj 150 punonjës, nga të cilët 30% janë pjesë e kompanisë prej të paktën 5 vitesh. Kjo tregon sigurinë që të jep puna nënjë kompani të suksesshme dhe që zbatimin e politikave në vlerësimin dhe shpërblimine stafit i ka shumë tërëndësishme.

13 vite eksperiencë e kanë bërë FGA që ta ndiejë vetën të sigurt dhe konkurruese në treg në disa drejtime, duke nisur nga markat të cilat janë ndër më të preferuarat e tësuksesshmet, ku kompania është lider në disa kategori, e deri tek diversiteti i tyre, që e bën FGA një zgjedhje për të gjithë familjen, që nga gratë shtatzëna që mund të gjejnë çdo gjë që iu nevojitet në “Prenatal”, deri tekbebet e fëmijët  po në Prenatal dhe tek Okaidi, apo të rinjtë, gratë dhe burrat deri në 60 vjeç në Mango, Springfield, Cortefiel, Geox, Women’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint.

Fashion Group Albania bazuar te “Franchising”, njëmodel biznesi ku njëra palë i jep të drejtën e përfaqësimit dhe ushtrimittë biznesit palës tjetër, ka arritur të ndërtojë një strategji suksesi qëpërcakton dhe siguron zbatimin e të njëjtave politika operimi dhe prezantimi në treg me ato qëka vetë marka (pala që jep tëdrejtën).

Kjo do të thotë se dyqanet e markave të FGA operojnë me të njëjtat procedura, eksperiencë pune, tipologji dyqanesh, prezantojnë tënjëjtat produkte dhe ç’ka është më e rëndësishme për konsumatorin,politika e çmimeve, promocioneve dhe uljeve diktohet nga vetë marka përfaqësuese ndërkombëtare.

Fashion Group Albania ishte kompania e parë që solli këtë koncept biznesi nëvendin tonë.

Çmime ndërkombëtare nga Portugalia dhe Spanja për kompaninë

Suksesi i FGA është konfirmuar edhe në nivel ndërkombëtar. Në fakt sivjetka qenë marka portugeze e aksesorëve Parfois, ajo qëe ka vlerësuar midis 65 shteteve,për të dytin vit radhazi FGA me çmimin “Best Brand Awareness”.

“Ky çmim i jepet shtetit i cili ka zhvilluar aktivitetin më të mirë në marketing në funksion të njohjes së markës në tregun ku operon.  Ishte eventi me temën #Herself, një event global ky nga Parfois, i cili vinte nëqendër të tij femrën si individ me sfidat e sukseset e saj në jetë, për të cilin Fashion Group Albania u vlerësua për organizimin dhe jehonën më të mirë  që marka mori” – shprehet jo me pak krenariOrnela Kastrioti, menaxhere e marketingut e kompanisë.

Gjithashtu, në konventën e mbajtur në fund të  muajit korrik në Madrid (Spanjë),  Fashion Group Albania është vlerësuar me çmimin "Franchise New Partner Recognition” për markën Women’Secret nga Grupi TENDAM, i njohur më parë si Grupi Cortefiel, dhe që është një nga grupet kryesorë në Evropë në fushën e modës dhe të shitjes me pakicë.

Zhvillimi në të ardhmen e afërt

Lidhur me zhvillimet e saj më të afërta, kompania synon që të zgjerohet me dyqane të reja nëQendrën Tregtare QTU, e cila është duke u zgjeruar në dy kate. Në këtë qendër FGA do të risjellëdyqanin Mango më të zgjeruar , por edhe më të plotësuar pasi do tëketë edhe linjën dedikuar meshkujve, Mango Man. Gjithashtu do të hapet dyqani i tretëi markës italiane të çantave e valixheve “Carpisa” dhe dotë sillen të rinovuara dyqanet e tjera në këtë qendër, si Okaidi, Geox dhe Parfois.

“My Fashion Card”, përfitime të panumërta për klientët

FGA i shpërblen në forma të ndryshme dhe vazhdimisht klientët e saj. Ajo ka punuar për të krijuar një nga skemat e bësnikërisë momentalisht më përfituese për klientin.

“My Fashion Card”është një multikartë që mund të përdoret në të gjtha dyqanet  e kompanisënga e gjithë familja.

Mund ta qujmë atë si një arkë kursimi familjare ku të gjitha pikët e grumbullara nga blerjete pjestarëve, mbajtës të “My Fashion Card” ,mund të perdorën për përfitime të tjera si kupona në vlerë lekësh, ulje, dhurata, oferta, aktivitete të personalizuara etj.

Me “My Fashion Card” përfitimet merren shpejtëdhe lehtë, për vetë faktin sepse ajo përdoret në 18 njësi shitjeje nga te gjithë anëtarët e familjes dhe kushtet për përdorim të pikëve janë në nivele të arritshme me shumë pak blerje. 

Meqë jemi ende në sezonin veror, përfaqësuesit e FGA sugjerojnë që të kaloni patjeter në dyqanin më të ri , Women’Secret të cilin e gjeni në TEG , por edhe në dyqanet e tjera si Mango, Carpisa, Parfois etj, pasi momentalisht në të gjitha dyqanet tashmë kanë ardhur artikujt e parë të koleksionit Vjeshtë 2018. Ndërkohë që koleksioni Pranverë-Verë, ka ulje deri në 70%.

Por si të shmangen blerjet e artikujve fallso? Ja sugjerimi i ekspertëve të FGA

“Ndoshta duhet ta fillojmë nga ajo qëështëmëlehtësisht e aksesueshme dhe që siguron origjinalitetin, siç është blerja vetëm në dyqanet partnere me markën.Shmangia e blerjeve në rrugë apo dyqane jo të identifikuara me të. Një tjetër mënyrëështë kontrolli i artikullit nëweb site-t zyrtare të markes, ku mjafton të vendosim kodin e artikullit që shohin në dyqan në search bar të  faqes zyrtare dhe do të sigurohemi për origjinalitetin e do të marrim çdo informacion që dëshirojmë për artikullin në fjalë” – bën të ditur Eva Kallavaresi, Drejtore Ekzekutive e kompanisë.

Fashion Group Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Jumbo, Neptun, SPAR, etj.