Balotelli: Ja arsyeja përse nuk u largova nga Nice

Mario Balotelli ka shpjeguar arsyen pse qëndroi te skuadra e Nice.

Sulmuesi italian ka vendosur të mbetet te ekipi francez, përkundër interesimit nga disa klube të mëdha evropiane.

“Kam marrë pesë oferta konkrete por kam vendosur të mbetem edhe pse ju siguroj se nuk mund të largohem lehtë”, deklaroi ai.

“Kam biseduar me presidentin dhe me Vieieran, pikërisht trajneri më ka bindur ta ndryshojë vendimin në 80 për qind”, theksoi Balotelli.