Eksperti gjerman Goldammer: Zjarret do të bëhen kërcënim i madh në gjithë botën!

Shkencëtari gjerman, prof. Johann Goldammer, i cili do të drejtojë një hetim të pavarur në lidhje me zjarrin që kaploi Greqinë, tha se zjarret pritet të përbëjnë një kërcënim të madh në dekadat e ardhshme në mbarë botën.

Goldmmer, shkencëtar në Institutin e Kimisë, zhvilloi një takim me kryeministrin grek, Alexis Tspiras, në Athinë, njofton REL. Johann Goldammer tha se ndryshimet klimatike dhe ndryshimet në përdorimin e tokës dhe bujqësisë kanë çuar në rritjen e rrezikut të zjarreve vdekjeprurëse në mbarë botën.  Zjarret nëpër pyje, janë të shpeshta në Greqi.