Të ish gjallë Drande Jakja, sot Erion Velia do ishte THEK PREMË..

Sot, në zemër të zonës operative, në Tepelenën shkëmb graniti buzë Vjosës së bukur, zhaurrit festa e quajtur “përkujtim”

Nën thirrjen e Gjonit, Emes, Ajolës por edhe të Gentës, janë derdhur prej te gjitha anëve të persekutuar dhe persekutor, medemk me kujtue krimet e komunizmit në kampin e shfarosjes në masë të familjeve më te mira që pati kjo shoqëri.

Gëlon ndër mediat e kastrueme, duke shpuar tamburet e veshëve e deri në kup të qiellës kumbon Propaganda. E paret derdhen vù ndër hanja. Sot Tepelena “feston” mbi fatkeqësinë, dhe lëndon kujtimin e viktimave të komuniszmit.

Sot, Erion Veliaj “zbukuron” me tej “Pyrgun e Utopisë”, si një Fanar i vërtet ndriçimi i ma të naltës filozofi të Mashtrimit.

Nuhatës si hiena, “Fanari i Ndriçimit” iu turr shtresës fisnike të persekutuarve, fatkeqësisht e lënë mbasdore për nos me thanë e braktisur nga Partia Demokratike, për të rrëmbyer prej tyre simpatinë, për të rrëmbyer prej tyre votën si delegim përfaqësimi.

Në cilësine e ministrit të punës Fanari ndriçues i mashtrimit propozoi dhe bëri realitet ligjin për lustracionin, me objekt përdhosjen e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit Shtetit, por kurrësesi nxjerrjen e përgjegjësve të krejt piramidës së zyrtarëve kriminelë të Sigurimit Shtetit, të cilët vazhdojnë të qetë përsëri në strukturat e shtetit aktual.

Por “Fanari Ndriçues” Veliaj,ne zbatimin e projektit tij, nuk mund ti linte detajet të rrillnin natyrshëm, ndaj dhe u kujdes për shoqërinë civile që do bëhej koperturë e grabitjes së fondeve të ndërkombëtarëve te lëvruara me qellim zbardhjen e së “vëretetës” së krimeve të komunizmit.

Ndaj nxit bashkëjetuesin e mikes tij, Gjon Radovani, për te krijuar një shoqate e cila fiton financimin e projektit “Memo” mbi pesë milion dollarë. E për këtë projekt smind të mungonte as kontributi bankës (ABI) së bashkëshortes së Kryeministrit zonjës nderuar Linda Rama.

Sikur mos të mjaftonin këto para të taksapaguesve amerikan lëshuar kaq fisnikërisht nga sejmeni i Soros i Rrugës së Elbasanit, i duhej edhe shërbimi i Ema Andreas që për “çimientimin” e pozicionit te Hervin Çulit, si garantues i vjedhjes së pronës publike te Teatrit Kombëtar sajoi një garë të rremë mes kësaj aktorje dhe këtij të fundit, dhe bleu heshtjen e Emës, me një projekt “Edhe muret kanë vesh”, me vlerë rreth tremiljon dollarë, përsëri të financuara me ndihmën e sejmenit sorosian të Rrugës së Elbasanit.

Por detajet nuk kanë të sosur, dhe për to duhet kujdesur deri në më hapësrat më të vogla të plotesimit te mozaikut “Pyrgu Utopisë”, ndaj në dhe realizimi i “festës” së përkujtimit në në qytetin e ngurtë buzë Vjosës, në prapakuintë,iu besua pikërisht “Harabelit” të nuses tij Ajola.

Sot, në Tepelenë festojnë persekutorët, kujtojnë të përsekutuarit, propagandon Veliaj me pinjollë të persekutueve, dhe fitojnë hienat nga parat e derdhur lumë...

Të gjithë janë të kënaqur!

E në pastë jete të përtejme, Legjenda Drande Jakja, kish me dashtë me iu kthye edhe njëhërë trupit, me shpërthye vorrin e me thye Kanunin e Lekës. E bash si i ka hije një burrneshe, me vendos si burrë, sot kish, Me ja pre THEKUN Erion Velisë, e me lëshue... ashtu turpnueshem tuj e pa krejt njerëzia. Ani ç’ka, pse krejt ksaj shoqnie ja kane tredhë ndërgjegjen. Drandja kish me ba punën e vet.