Nuk ka ndryshuar fare, e njihni artisten në FOTO?

Këngëtarja shqiptare, Samanta Karavella për publikun u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në festivalin "Ethet e së premtes".

Më pas ajo erdhi fuqishëm në skenën muzikore e cila publikoi këngë dhe bashkëpunime të shumta.

Pamja dhe buzëqeshja e ëmbël janë dy gjërat që e karakterizojnë Samantën duke i shtuar edhe më shumë sharm. Ajo së fundmi ka ndarë dy imazhe në Instagram teksa kthehet në kohën kur ishte më e re e që duket po e njëjtë si tani.

Karavella këtë verë është vonuar me projekte muzikore por që tashmë ka lansuar dy. “Kush jam” dhe “E jotja”, janë dy këngët e reja të saj.