‘Çmendet’ Moti! Ja çfarë ndodh me temperaturat ditët e ardhshme

Sinoptikanët bëjnë parashikimin për fundjavën e fundit të gushtit. Sipas Meteoalb parashikohet që në datat 25 deri 27 gusht të vendi të përfshihet nga një sistem i organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshëm thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit.

Gjatë mesditës temperaturat do të variojnë nga 27 – 31°C në zonat malore dhe nga 33 – 36°C në zonat e ultësirës.