I futi në sherr ‘Kënga Magjike’, Çiljeta dhe Fifi lënë pas krahëve konfliktin. Këngëtaret përsëri mikesha

Zënka mes dy këngëtareve, Çiljeta Xhilaga dhe Fifi bëri bujë të madhe në media për faktin se ata ishin mikesha të mira e aq më tepër kishin së bashku edhe një bashkëpunim.

Gjithçka nisi nga pikët tek “Kënga Magjike”, e këtë Fifi e sqaroi disa muaj më parë e ftuar në emision “Thumb” ku i kërkoi edhe falje Çiljetës, duke u shprehur se nuk ishin pikët ato që shprehnin konsideratën që ajo kishte për të.

Por duket se gjakrat tashmë janë ulur dhe dy vajzat kanë vendosur ta rikthejnë marrëdhënien e tyre. Dy ditë më parë Fifi publikoi këngën e saj më të re “Habibi” dhe  ka qenë Çiljeta ajo që në Instastory ka shpërndarë këngën e Fifit duke i bërë tag këngëtares, e kjo tregon se ata nuk kanë më hatërmbetje me njëra-tjetrën.