Keita Balde flet si protagonist: Sakrifikoj edhe në mbrojtje

“Kur të vjen një ofertë nga një klub i madh si Interi është e lehtë të marrësh një vendim.”

Këto ishin fjalët e parë të Keita Balde, gjatë prezantimit të ti si futbollisti më i ri zikaltër.

“Falënderoj klubin që bëri një sforcim të madh ekonomik për të më sjellë këtu. Spalletti është një trajner me shumë eksperiencë, me të mund të përmirësohemi shumë. Jam gati të sakrifikohem edhe në mbrojtje, kam ardhur për të qenë protagonist. Mund të luaj në të gjitha pozicionet, por do të vendosë trajneri se ku. E rëndësishme edhe të luaj.”

Por a do të jetë Interi këtë edicion skuadra anti-Juve?

Mendoj vetëm për Interin, në fund do ta shohim se deri ku do të arrijmë. Nuk duhet të demoralizohemi vetëm se kemi humbur një ndeshje.

Keita Balde zbuloi më tej se dëshira e tij për të luajtur me zikaltrit ka qenë e hershme.

Kam patur mundësi edhe në të shkuarën që t’i bashkohesha Interit. Rreth tre vite më parë kam patur kontakte, por vetëm këtë vit u bë e mundur që të vija këtu. Edhe kur isha i vogël më pëlqente shumë Interi.