Oficeri i policisë ka një pyetje rreth Taulant Ballës dhe Edmond Begos! A mundet një politikan…

Një oficer policie I ka shkruar ish-kryeministrit Berisha rreth skandalit të shpërthyer së fundi ku kreu I deputetëve socialist Taulant Balla rezulton të ketë miqësi personale me të dënuarin për trafik droge Edmond Bego.

Oficeri ngre pyetjen se “përse një politikan mund të shoqërohet dhe të ketë miqësi me një të dënuar për trafik drogë”?

Ja postimi I plotë I ish-kryeministrit

Oficeri dixhital ka nje pyetje! sb

“Z.Berisha!

Pershendet z Berisha jame nje oficer policie.
Keto dite jemi informuar per ndalimin e Edmond Begos nga policia Greke.Taulant Balla deklaroi se ka njohje familjare,njeh gruan dhe femijet por nuk e ka ndihmuar per tenderat?!me nje njeri te denuar me trafik narkotikesh.A mund te me thoni perse nje politikan mund te shoqerohet dhe te kete miqesi me nje te denuar per trafik droge?
Perse nje politikan nuk duhet te shkarkohet ashtu si nje polic apo gjyqtar e prokuror mbi te cilet veproi vettingu?
Nje ligjvenes duhet te jete njelloj si gjithe te tjeret!
Ju uroj shendet familjarisht.”