Klopp: Shaqiri, shembulli më i mirë në botë për merkato

Jurgen Klopp beson se futbolli anglez duhet të përqëndrohet te nënshkrimet e lira.

Klopp thotë se qëndrimi ndaj transferimeve në Premier Ligë është në kontrast i fortë me Bundesligën.

“Nuk mendoj se kultura gjermane e futbollit do të toleronte transferimet prej 150 milionë eurosh. Ata nuk duan asgjë më shumë se një transferim të lirë, “i tha ai për SPORT1.

“Pamja në Angli është e ndryshme. Nëse një lojtar nuk kushton shtrenjtë, ekziston dyshimi se ai mund të jetë i padobishëm”.

“Për shembull, kishte shumë pyetje (në Angli) për interesin tonë në Xherdan Shaqiri.

“Ne kemi paguar 13 milionë funte për atë pasi ai u zhvendos nga Stoke. Por ai është një lojtar fantastik dhe tani të gjithë në klub e duan atë. Në krahasim me Gjermaninë, është me të vërtetë ndryshe”.

“Më kujtohet pak vite më parë, tema e të gjithëve në Gjermani ishte shuma e parave, rreth 100 milionë euro, që Bayern Munchen thuhej të kishte në rezervë. Këto ditë ju nuk do të merrni edhe një gjysmë Neymar për këtë”, ka thënë trajneri