‘Tërbohen’ çmimet e fruta-perimeve, tregtarët te Pazari i ri: Mungojnë blerësit, nuk kemi...

Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që në këtë muaj gusht, çmimet e frutave dhe të perimeve të kenë një rritje mjaft të madhe.

Vetëm një kilogramë domate kushton sot 160 lekë të reja, për shkak të mungesës së prodhimit vendas, pas dëmtimit nga moti i paqendrueshëm.  Tregtarët te tregu i Pazarit të Ri në kryeqytet pranojnë se ka një ulje të numrit të qytetarëve që blejnë çdo ditë në tregun e tyre.

‘’Nuk ka prodhim, ka mungesë malli”, prandaj janë këto çmime. Tregtarët nuk kursejnë as kritikat për gjendjen e tregut, teksa thonë se xhamat krijojnë një temperaturë shumë të lartë, që ndikon në prishjen e produkteve të tyre.

Ndërkohë që doganat pranojnë se ka një shifër shumë herë më të lartë të importeve nga i njëjti muaj një vit më parë.

Ajo që ndikon edhe më shumë në mungesën e shitjeve është fakti se tregu nuk është i aksesueshëm, pasi nuk ka një vend ku mund të ndalojnë mjetet e blerësve.