FOTO/ Durrësi sot në mëngjes, të ‘çahen mushkëritë nga oksigjeni’…

Pushtohet nga mbeturinat e gjithë vija bregdetare, e Durrësit.

Foto më poshtë është bërë mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, që është edhe një ndër destinacionet kryesore turistike të vendit.

Tonelata plehrash kanë gjetur strehë në pjesën më të frekuentuar të plazhit gjatë verës, ndërkohë që Bashkia e qytetit nuk merr masa për heqjen e tyre, pavarësisht se sezoni turistik është në kulmin e tij.

Bidonë plastikë, kanoçe, qese, materiale ndërtimi dhe plehra të tjera thuajse kanë zaptuar të gjithë sipërfaqen e rërës buzë detit.