Parashikimi i motit për ditën e premte, reshjet, temperatura, era

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, njofton IGJEUM, me ndonjë rrebesh të shkurtër, më të mundshëm në terrenet malore gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 33 °C
në vendet malore: 13 / 29 °C

Sot pasdite (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.