Ndahet papritur nga jeta, biznesmeni i njohur në Tiranë

Në mënyrë të papritur në një moshë të re është ndarë nga jeta natën e mbrëmshme, biznesmeni i njohur në Tiranë Eduart Helmësi.

Sipas miqve të tij 54-vjeçari ka vdekur në gjumë pas një infarkti në zemër, edhe pse nuk ishte përdorues i pijeve alkoolike dhe duhanit.

Eduard Helmësi njihet për shumë kryeqytetas, edhe për miqësinë e tij të ngushtë me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe si një investues në fushën e lokaleve dhe hotelerisë.