Superlojtari i Realit nuk e përjashton mundësinë e largimit nga klubi

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Real Madridi, edhe pse ka thënë se është i lumtur në Madrid.

“Opsioni im i parë është triumfi në Real Madrid. Pas kësaj, nuk mund ta parashikosh se çfarë do të ndodhë”, tha spanjolli për GQ.

“Real Madridi është klubi më i suksesshëm në botë dhe që nga fillimi duhet të jesh i përgatitur për të dhënë gjithçka për këtë fanellë”.

Asensio tha se trajneri Julen Lopetegui është duke ndikuar pozitivisht në mënyrën e lojës së klubit spanjoll.

“Julen është një trajner me ide shumë të mira të futbollit. Ai është shumë intensiv në stërvitje dhe kërkon shumë nga ne”.

“Unë mund të luaj në çdo pozitë të sulmit. Unë dua të kem hapësirë në zonën e sulmit dhe mesfushës”.

Pavarësisht se ka një kontratë 5-vjeçare me Realin, Asensio është përfolur për një transferim te mundshëm te Liverpooli.