Raporti italian për narkotikët, Manjani: Kur janë kapur 130 ton, imagjinoni sa ton kanabis janë shitur…

Ish-ministri I drejtësisë Ylli Manjani, I është referuar sot një raporti të autoriteteve italiane, sipas të cilit Shqipëria është vendi kryesor I origjinës së kanabisit në Europë.

Ish-ministri thotë: Pala italiane, ka sekuestruar 41 tonë kanabis në vitin 2016, kur ministër ishte Tahiri, dhe 90 ton kanabis në vitin 2017, kur ministër ishte Xhafaj.

Lidhur me këto shifra, Manjani shprehet: Imagjinoni sa ton kanabis janë shitur në kohën e Ramë Rilindasit.

Ja postimi I plotë I Manjanit    

I qënkan “përveshur” edhe Anti-drogës Italiane!

Kjo e fundit raporton se:

“...Në vitin 2016 (kulmi i kohës së Sajes) u sekuestruan 41 tonë canabis. Ndërsa në vitin 2017 ( koha e Xhafajve) janë sekuestruar 90 tonë”...

Imagjinoni sa tonë janë shitur (pra që nuk janë kapur) në të dyja kohët, ose në kohën e Ramë Rilindasit...

Shiheni vetë ç’përgjigje mëk mëk dhe gjithë propagandë ju kanë dhënë shifrave vrastare.

Lexojeni dhe do kujtoni shprehjen e kohës së komunizmit “Shqipëria Fanar Ndriçues”...