Bëni FOTO të bukura! Ky aktor i njohur turk e paska fituar rolin në serial vetëm prej Instagram-it

Është fakt tashmë që serialet turke janë ndër më të ndjekurit në vendin tonë dhe jeta e aktorëve të ndryshme ngjall shumë interes te publiku ynë.

E siç duket një aktor shumë i njohur për shqiptarët e paska fituar rolin nëpërmjet Instagramit dhe bëhet fjalë për Berkay Hardal, aktorin që luan në serialin e famshëm turk “Nusja nga Stambolli”, u bë pjesë e filmit vetëm nëpërmjet Instagramit. Regjisorja e serialit, Muzeyyen Karaka u njoh me Berkay Hardal nëpërmjet fotove të tij në Instagram. Ajo ishte e bindur që Berkay kishte lindur për të qenë aktor dhe i ofroi rolin si “Murat” në serialin “Nusja nga Stambolli”.

Berkay është vetëm 21 vjeç dhe historia për të sapo ka filluar! Të shpresojmë të keni edhe ju të njëjtin fat!