Lamtumirë Real, Keylor Navas e ka gati klubin e ri

Pas transferimit të Courtois, portieri Keylor Navas është duke e konsideruar mundësinë e largimit nga Real Madrid.

Andaj, “AS” raporton se Manchester City është duke menduar mundësinë e blerjes së Navasit si zëvendësues i Claudio Bravos që tashmë është dëmtuar rëndë duke humbur sezonin.

Pep Guardiola dëshiron ta shtojë konkurrencën në portë me ardhjen e Navasit.