Kim Kardashian dhe Kanye West së shpejti prindër për herë të katërt,pritet të vijë në jetë një djalë

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West kanë nisur planet për një tjetër fëmijë.

7 muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre Chicago ata duan një fëmijë të katërt.

Sipas raportimeve të ‘Us Weekly’ një burim pranë çiftit ka shpjeguar se ka mbetur edhe një embrion i seksit mashkull dhe dy të rinjtë duan ta kenë në krahë sa më shpejt.

Kujtojmë se Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë, 2 vajza dhe një djalë.

Vajza më e vogël e tyre është sjellë në jetë nga një nënë sorrogate, pasi ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ nuk mundet të lindë fëmijë pa rrezikuar jetën e saj