Reperi shpëton paq nga aksidenti ajror por habitet se sa shumë njerëz i uruan vdekjen

Pas mbrëmjes gala të VMA këngëtarët vazhduan me planet e tyre, madje disa u larguan menjëherë.

Post Malone i njohur për këngën  ‘Rockstar’ e cila u vlerësua me çmimin kënga më e mirë e vitit, është nisur për në koncertin e radhës me avionin privat të tij pasi mbrëmja u mbyll.

Gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, pasi vetëm pak më vonë nga nisja kapiteni ka kërkuar të bëhet ulje emergjente.

Nuk dihet akoma çfarë problemi teknik ka pasur, por pas uljes së vështirë është zbuluar se gjendja e këngëtarit është e mirë.

Fatmirësisht incidenti është mbyllur pa dëme në njerëz.

Duke shkruar në Twitter, ai falënderoi njerëzit për lutjet e tyre, por tha se nuk mund të besonte "se sa njerëz i dëshironin vdekjen në këtë faqe interneti".