Tërmet i fuqishëm godet Venezuelën, shtyllat lëkunden si pemët në stuhi

Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë goditi verilindjen e Venezuelës të martën, duke tronditur Karaibet dhe Karakasin, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Asnjë vdekje nuk u njoftua, tha Ministri i Brendshëm Nestor Reverol, në një mesazh në televizion. Ai tha se tërmeti kishte prekur pesë shtete dhe që qeveria venezueliane, e cila tani po merret me krizën shkatërruese, kishte caktuar 20 mijë punëtorë për emergjencën.

“Ishte një moment shumë i frikshëm,” tha 28-vjeçari Harrison Domingues, që jeton në Yaguaraparo, 12 mije larg epiqendrës së tërmetit. Kur tërmeti goditi rreth orës 5:30 të pasdites, ai tregoi se shtyllat lëvizën sikur ishin pemë gjatë një stuhie.

Në Karakas, në kryeqytet, një grataçeilë e njohur si Kulla David, pati dëmtime në katet e sipërme dhe ishte lëkundur, tha ministri më tej./SYRI.NET