Basketbollistët japonezë u përfshinë në skandal seksual, kërkojnë falje solemne

Për japonezët gjëja më e rëndësishme është integriteti. Këta janë 4 basketbollistë të kombëtares, pjesëmarrës në lojërat aziatike të cilët u përfshinë në një skandal seksual me prostituta.

Lojtarët u përjashtuan nga lojërat dhe federata i detyroi të dilnin në një konferencë shtypi të kërkon falje publikisht përpara gjithë popullit.

Lojtarët shprehën pendesën e tyre publikisht, njëri pas tjetrit. Një prej tyre u shpreh madje se do ta ketë të vështirë ti rikthehet basketbollit pas veprimit turpërues që ka bërë.

Në mënyrë solemne, bashkë me përfaqësues të federatës japoneze të basketbollit ata kërkuan falje duke u përkulur përpara kamerave dhe gazetarëve të pranishëm për disa sekonda që dukeshin të pafundme.