Modelja e njohur prezanton të dashurën tek familjarët e saj

Modelja e njohur Cara Delevingne javën e kaluar bëri publike lidhjen e saj me aktoren, Ashley Benson. Dy vajzat u fotografuan duke u puthur së bashku në aeroportin e Heathrow.

Madje duket se lidhja e tyre po ecën shumë mirë, sepse Cara e ka prezantuar të dashurën e saj tek dy motrat më të mëdha. Të gjithë familjarët u bashkuan për të parë një film në kinema të romacës së Romeo dhe Zhuliet.

Për lidhjen e modeles dhe aktores është përfolur që në fillim të muajit prill, kur janë parë së bashku të kapura përdore në rrugët e Neë York. Gjithashtu si për të provuar se kanë një lidhje shumë të fortë, Ashley mban në qafë një varëse me shkronjën C, si një dedikim për të dashurën e saj, Cara.