Probleme me shëndetin, lidhje të reja. Çfarë ka rezervuar kjo javë për ju

DASHI 21. mars – 20. prill

Pasion apo debate? Këtë javë të dyja janë të mundura. Marsi dhe Jupiteri do ju mundësojnë një periudhë vullkanike të mbushur me zënka, por edhe me pasion te madh njëkohësisht. Nuk do ndiheni asnjëherë te mërzitur sepse here pas here do ketë te reja. Edhe beqaret do kenë një jave te veçante dhe te mbushur me takime interesante. Ne planin financiar nuk keni për te pasur aspak probleme, përkundrazi do korrni ato qe keni mbjelle dhe rezultatet do jene te kënaqshme. Shëndeti nuk do jete i përkryer, prandaj pak aktivitet fizik do ju beje shume mire. Në punë duhet ta shfrytëzoni mundësinë qe do iu japin shefat sepse nuk do ju vije me një e tille. Jeta familjare do jete paksa e mërzitshme.

DEMI 21 prill – 21. maj

Gjatë kësaj jave do merreni vesh më së miri me partnerin dhe mund te filloni edhe një projekt te përbashkët që do ju afroje edhe më shumë. Do mund t’i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te hershme qe keni pasur. Beqaret do i konkretizojnë qe te gjitha dëshirat dhe deri ditën e enjte do ndihen më të përmbushur. Për financat do tregoni një kujdes te veçantë, por nuk do arrini dot t’i përmirësoni aq sa keni dashur. Për shëndet me te mire duhet te konsumoni sallata, perime te freskëta dhe te pini cajëra bimore. Në pune vetëm duke bashkëpunuar me koleget do mund te arrini rezultatet qe aq shume keni pritur. Jeta familjare ka për te qene shumë herë më e mirë se më parë.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Perspektivat për sektorin e dashurisë janë shume te mira këtë jave. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë me të. Duke qënë edhe më të hapur dhe të gatshëm për te provuar aventura emocionet do shtohen me tepër. Beqaret duhet patjetër te ndryshojnë pamjen dhe sjelljen për te afruar dike pas vetes pasi përndryshe do mbeten siç kanë qënë. Për buxhetin do jetë periudhë e qëndrueshme, megjithatë nuk duhet të bëni investime të tepruara. Shëndeti nuk do jetë i keq, por herë pas here do ju nevojitet pak kamomil ose diçka tjetër që të qetësoheni. Në planin profesional do i arrini te gjitha objektivat qeë i keni vënë vetes. Edhe në familje do përmbushen disa objektiva.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nëse jeni ne një lidhje mos u mundoni për asnjë arsye te joshni fshehurazi persona te tjerë sepse do shkatërroni lidhjen, do lëndoni partnerin dhe do vuani gjatë. Bëni të pamundurën për te përmirësuar marrëdhënien me partnerin dhe kërkoni falje për çdo gabim të bërë. Beqaret vetëm ne fundjave do kenë mundësi për te realizuar takime prandaj duhet të bëjnë durim. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që më mirë prisni edhe pak kohe sesa te merrni hua për te kryer shpenzime për qejf. Shëndeti nuk do jete në periudhën me te mire dhe here pas here do ju mungoje energjia. Në punë duhet të keni me shumë besim tek vetja në mënyrë që të arrini edhe më lart. Jeta familjare do jetë e mireë.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ata që janë në një lidhje do ndihen më mirë me partnerin dhe do e kuptojnë se e kanë pasur gabim për ato që kanë menduar. Vetëm ata që kane kohë që kanë debate do mendojnë për ndarje. Beqaret do ndihen më mire këtë jave. Do realizojnë takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndiejnë më vetminë. Në planin financiar situata do lërë për te dëshiruar dhe kjo për shkak të pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jete periudhe e mire. Do keni imunitet dhe rezistence të mirë fizike e morale. Në punë yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Pas te mërkurës mund te fitoni edhe një pozicion te ri më me tepër te ardhura se me pare. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Yjet do ndikojnë pozitivisht këtë jave tek jeta juaj ne çift dhe do e bëjnë atmosferën me harmonike se kurrë me parë. Bëni here pas here lëshime dhe do ndiheni shume me mire. Beqareve do ju ndodhin gjëra te papritura dhe zemra do ju rrahë shumë më fort nga më parë. Nga e mërkura për ta do filloje një etape me e bukur. Në planin financiar do jeni me shume fat dhe do i keni gjithë kohës duart të mbushura me para. Përfitoni për të bere edhe investime afatgjata. Në punë analizojini gjërat me kujdes para se të veproni në mënyrë që të mos gaboni. Thashethemeve te të tjerëve mos ua vini veshin. Jeta familjare do jetë si zakonisht.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do kuptoheni për mrekulli me partnerin tuaj këtë jave dhe marrëdhënia mes jush do jetë aq e mire saqë te gjithë do e kenë zili. Jo vetëm qe do kaloni më shumë kohë me njeri-tjetrin, por do filloni te bëni edhe plane për te ardhmen. Beqaret vështirë se do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre edhe pse përpjekjet do jenë të mëdha. Në planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Do jeni shumë të kujdesshëm me çdo shpenzim dhe do mendoni edhe për te ardhmen. Shëndeti nuk do jetë i keq, por që gjendja të jetë akoma dhe më e mirë duhet te kujdeseni për higjenën dhe ushqimin. Në punë më të privilegjuarit do jenë mjekët, financierët dhe juristët. Në familje do ketë ngjarje të rëndësishme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj në çift do jetë më pasionante se më parë këtë jave.  Jeni me liberale dhe do bëni edhe çmenduri të vogla me atë që keni në krah vetëm për t’u ndier mire. Beqarët do kenë njohje të reja, por do ju pëlqejnë disa persona në të njëjtën kohe. Kjo do ua bejë me te vështirë zgjedhjen. Me shpenzimet po u treguat të arsyeshëm asgjë e keqe nuk do ndodhe dhe situata do filloje të përmirësohet. Shëndeti ditët e para do jetë disi delikat pasi do lodheni edhe nga puna dhe disa angazhime serioze, por në fundjavë situata do normalizohet. Në pune ambicia nuk do ju lërë të  dorëzoheni edhe para sfidave të vështira. Do merrni çdo gjë që keni dashur. Familja pa probleme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave, edhe pse mund të keni disa probleme me miqtë, duhet ta ekuilibroni kohën dhe nuk duhet kurrsesi ta lini pas dore jetën sentimentale. Edhe partneri do ketë nevoje për ju. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës nga mesi i javës, i cili mund të shkojeë edhe në martesë. Gjendja financiare do jetë goxha më e mirë edhe pse në fakt nuk do jeni shumë të  kujdesshëm me shpenzimet. Shëndeti do jete çdo ditë e me i kënaqshëm sidomos pas seancave me aktivitet fizik apo palestër. Në pune do jeni me shumë fat dhe të gjithë kolegët do duan të bashkëpunojnë me ju. Mund të kaloni edhe ne një stad tjetër më teë rëndësishëm. jeta familjare mund të kaloje disa trazira te vogla.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Kjo javë do ketë goxha ndryshim nga një jave më parë. Dielli do ndriçojë më  tepër dhe atmosfera do ngrihet tej mase. Emocionet që do përjetoni kanë për të qënë më të forta nga çdo herë. Beqarët do kërkojnë me ngulm të fillojnë një lidhje, por për fat teë keq nuk do ja dalin e madje mund të lëndohen goxha. Financat do kenë më  shumë prosperitet nga sa mund të  kishit imagjinuar. Do ju dalin paratë edhe për te hequr mënjanë edhe për te bere investimet e menduara. Shëndeti nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Kujdes me kolesterolin dhe me luhatjet e tensionin si pasoje e konsumimit të yndyrave. Në punë do jeni të duruar dhe të matur për t’ia dalë mbanë. Familja do mbetet si gjithmonë.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse kohet e fundit keni pasur probleme vërtet serioze me partnerin, deri nga mesi i kësaj jave do keni zgjidhur gjithçka dhe do ndiheni shumë më të qetë. Të premte mund të merrni një vendim të rëndësishëm që do ua shtojë edhe buzëqeshjen. Beqarët do kenë goxha takime, por nuk duhet të nxitohen për asgjë. Më mirë është t’i hidhni hapat me ngadalë. Financat nuk do jenë të këqija, por dëshira juaj e madhe për te pasur sa me shumë para nëpër duar mund t;iu çojë në rrugë të gabuar. Shëndeti here pas here mund të jetë edhe delikat. Mund të keni aksidente te vogla gjatë gatimit ose në punë. Në punë do jeni gati të ndryshoni edhe planet e bëra vetëm që të keni sa më shumë sukses. Jetës familjare do i jepni me tepër rëndësi.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Nëse nuk tregoheni tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj jave keni për te pasur probleme e debate te njëpasnjëshme. Kokëfortësia gjithashtu duhet shmangur me çdo kusht. Beqarët do kenë plot mundësi për të filluar aventura kalimtare, por asnjë për lidhje serioze. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por do ju mjaftojnë paratë sa për të bërë investimet e menduara dhe për te shlyer disa borxhe. Shëndeti për fatin tuaj të mire do jetë më i mirë se një jave me parë. Edhe ata që kanë pasur shqetësime nga veshkat apo stomaku do jenë më të qetë. Në punë do nxitoheni dhe ka rrezik të bëni gabime. Me familjaret duhet të jeni më të afërt sepse ata do kenë nevoje për ju.